
Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. rreth orës 19:30, policia njofton se në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier, një automjet është përplasur me një biçikletë.
Si pasojë është plagosur 60-vjeçari P. S., banues në fshatin Zhupan, i cili ndodhet në Spitalin e Fierit në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:30, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P. S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier.
Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



