
Aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet tip "Toyota" me drejtuese shtetasen A. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin R. H., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



