“Ekol” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë.
Bëhet fjalë për një person i cili rezultonte i dënuar për vrasje në Gjermani.

Efektivët e komisariatit të policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin policor, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.
Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K., dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.



