Arrestohet edhe një i dyshuar për tragjedinë e Gllogjanit në Kosovë

Arrestohet edhe një i dyshuar për tragjedinë e Gllogjanit në Kosovë

Lidhur me ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit në Kosovë, ku në një autobus në lëvizje u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“VRASJE E RËNDË Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndryshe, tragjedia e Gllogjanit do të mbahet mend si një ndër vrasjet më makabre që janë kryer ndonjëherë në Kosovë. Vrasja e trefishtë u krye mbrëmjen e 26 nëntorit, rreth orës 19:00.

Atë natë, autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan u sulmua ma kallashnikov. Të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

Për motivet e rastit nuk dihej asgjë në orët, as në ditët e para. Përflitej për sulm terrorist, por policia njoftoi se s’ka arsye për të besuar se sulmi mund të ketë motive të tilla.

Më 11 dhjetor, Prokuroria Themelore e Pejës njoftoi se janë arrestuar tre të dyshuar për rastin.

Për motivin nuk është dhënë ende asnjë deklaratë zyrtare, por në medie është përfolur si pistë hetimi vetëvrasja e një të reje para dy vitesh, për të cilën familja e fajësonte shoferin.

Ajo që kishte kryer vetëvrasje ishte vajza/motra e të dyshuarve për sulmin ndaj autobusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy