
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij, pasi goditën një qytetar pas një konflikti me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të policisë, personat në kërkim janë shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç. Këta persona akuzohen se goditën shtetasin M. N., 39 vjeç duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Ai ndodhet ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Dh. K., 39 vjeç, L. K., 35 vjeç dhe P. K., 28 vjeç, pasi në lagjen Uznovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur shtetasin M. N., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.



