Përgjatë kontrolleve Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar 31 mijë e 400 euro të padeklaruara.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se u konstatuan dy raste të mosdeklarimit të parave, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit M.U., banues në Turqi, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën në çantën e dorës shumën 12.900 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në momentin e hyrjes.
Po ashtu, shtetasit G. Q, banues në Austri, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën në çantën e shpinës shumën 18500 euro, të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.
Dy të proceduarit akuzohen për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, ndërsa shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Aktualisht, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



