Kapet me kallëpe tritoli e granata ofensive, arestohet 46-vjeçari në Durrës

Kapet me kallëpe tritoli e granata ofensive, arestohet 46-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në makinë i janë gjetur kallëpe tritolit, të cilat do t’i shiste kundrejt një vlere monetare. Arrestimi i tij është kryer gjatë operacionit “Mbikalimi”, ndërsa policia ka ushtruar kontroll edhte në banesën e shtetasit N.K., ku është gjetur një sasi e lartë tritoli dhe granata ofensive.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës në bashkëpunim me DVP Kukës. Është sekuestruar 1 armë zjarri, 19.5 kallëpe tritol, 10 kapsolla detonatore, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa. Poseduesi i tyre është arrestuar në flagrancë, i cili do t’i shiste kundrejt fitimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri ose sende të kundraligjshëm dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të siguruara nga seksioni për Hetimin e Krimeve, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Mbikalimi’, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: N. K., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Drejtimi automjeti në mënyrë të parregullt’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë, në vëndin e quajtur “Mbikalimi i hekurit”, në Sukth, Durrës, kanë ndaluar shtetasin N. K., dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16 kallëpe tritol dhe 10 kapsolla detonatore të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt fitimit. Kontrollet kanë vijuar nga DVP Kukës, në banesën e shtetasit N. K., në Kukës, ku shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri, 3.5 kallepë tritol, 20 granata ofensive dhe 20 ndezësa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, Strukturat hetimore të DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy