Publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze të mitur, arrestohet 19-vjeçari në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale H. Ç pasi publikoi në rrjete sociale video intime të një vajze 14-vjeçareje.

Celulari i shtetasit 19-vjeçarit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Njoftimi: Lushnjë

Publikoi në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.    

Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga një shtetase 40 vjeçare, se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.

Celulari i shtetasit H. Ç. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy