Terrorizoi Italinë e veriut, ekstradohet drejtuesi i “Audit” të verdhë

Terrorizoi Italinë e veriut, ekstradohet drejtuesi i “Audit” të verdhë

Ekstradohet në Itali Vasil Rama, 36 vjeç, shqiptari që kërkohej nga policia si drejtuesi i “Audit” të verdhë, makina e ndjekur për javë të tëra nga policia në Italinë e veriut.

I arrestuar në Greqi në fillim të shtatorit, Rama ishte drejtuesi i makinës që terrorizoi veriun e Italisë në janar të këtij viti. “Audi” i verdhë ishte mjeti me të cilin lëvizte një bandë grabitësish, të cilët kishin kryer disa vjedhje dhe një aksident me vdekje në zonë.

Në bazë të procedurave të ekstradimit, Rama është nisur nga Athina për në aeroportin e Malpensas, ku ka mbërritur dje pasdite, raporton ANSA.

Vasil Rama ishte në kërkim prej vitit 2011, kur ndaj tij ishte dhënë një dënim nga Gjykata e Bolzanos. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy