Shpërndante heroinë dhe kanabis në Elbasan, vihet në pranga

Shpërndante heroinë dhe kanabis në Elbasan, vihet në pranga

Goditet një rast i shitjes në doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis në Elbasan, duke vënë në pranga një person.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë konstatuar dhe goditur një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-E. K., 35 vjeç, banues në Cërrik.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 35-vjeçarit, në lagjen “5 Maji”, shërbimet e policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza të dyshuara të lëndëve narkotike heroinë dhe kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy