I dënuar me shtatë vite burg/ Ekstradohet drejt Shqipërisë 47-vjeçari

I dënuar me shtatë vite burg/ Ekstradohet drejt Shqipërisë 47-vjeçari

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Shqipërisë, është kapur në Itali, dhe sot ëstë ekstraduar drejt Shqipërisë, ku do të vuaj dënimin.

Besnik Sadikaj, ishte i dënuar nga Gjykta e Elbasanit me shtatë vite heqje lirie për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu Sadikaj, ka qenë më parë i dënuar në Greqi, pasi dyshohet për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

Njoftimi- Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe homologëve, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet drejt Shqipërisë, 45-vjeçari i dënuar me 7 vite burg.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Interpol Romës dhe Interpol Athinës, u bë e mundur kapja në Itali, ekstradimi drejt Athinës dhe më pas drejt vendit tonë, i shtetasit Besnik Sadikaj 45 vjeç.

Shtetasi Besnik Sadikaj është arrestuar nga autoritetet policore italiane, me qëllim ekstradimin Athinës e më pas drejt Shqipërisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim nga Interpol Athina për pengmarrje dhe nga Interpol Tirana për pastrim të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy