
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Sarandë-Muzinë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti i drejtuar nga shtetasi Dh. R., dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe dy pasagjerët në mjet. Ata janë dërguar në spita për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihet si është gjendja e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.07.2022, rreth orës 18:40, në aksin rrugor Sarandë-Muzinë, shtetasi Dh. R., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi dhe 2 pasagjerët, shtetasit J. P. dhe S. M, të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



