Përplaset me një furgon, vdes 60-vjeçari me motor

Përplaset me një furgon, vdes 60-vjeçari me motor

Një 60-vjeçar gjeti vdekjen ditën e sotme në një aksident rrugor. Ngjarja ndodhi në hyrje të fshatit Vrion në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër.

Viktima është shtetasi me iniciale D.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili është përplasur me një furgon teksa drejtonte motorin e tij.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta të paradites së sotme, ndërsa 60-vjeçari humbi jetën pak orë më vonë në spital.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit, shtetasin J.D, 30-vjeç, banues në Tiranë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy