Aksident në aksin Fier-Seman, 4 persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin Fier-Seman, 4 persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë-Çlirim.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar.

Si pasojë e aksidentit janë dërguar në Spitalin e Fierit 4 persona të plagosur, 2 prej të cilëve janë gra.

Në njoftim thuhet:

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "Fier-Seman", në fshatin Ferm Çlirim, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasi M. L., 57 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Toyota", me drejtues shtetasi Dh. L., 37 vjeç .  Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve, shtetasit M. L., Dh. L., si dhe dy pasagjeret e automjetit tip "Toyota" shtetaset I. D., dhe A. D., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy