
Kandidati demokrat i Shtëpisë së Bardhë, Bernie Sanders, e ka kthyer vëmendjen e tij te klima dhe problematika e saj dhe paraqet një plan me vlerë 16.3 trilionë dollarë për të luftuar ndryshimet që po ndodhin në klimën botërore. Projekti i tij “Green New Deal” synon eliminimin e përdorimit të karburanteve fosile në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2050. Duke e përcaktuar ndryshimin e klimës si një emergjencë kombëtare, plani ambicioz synon ndërtimin e burimeve diellore dhe të energjisë së erës në Shtetet e Bashkuara, si dhe parashikon ndarjen e 200 miliardë dollarëve për të ndihmuar vendet e varfra që të luftojnë dhe ato ndryshimin e klimës.
Plani i Sanders ndjek vijën e guvernatorit të Uashingtonit, Jay Inslee, i cili e bëri klimën temë kryesore të fushatës së tij zgjedhore. /Ansa/



