
Një vajzë e re në Maliq, ka denoncuar babanë e të shoqit se ka abuzuar seksualisht me të.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se dy muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të.
Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit.



