
Tridhjetë e gjashtë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe në Belgjikë, janë riatdhesuar në Shqipëri.
Policia bën me dije se shqiptarët kanë thyer rregullat e lëvizjes në zonën Shengen.
Operacioni u zhvillua të shtunën dhe ishte i organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare.
Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos synojnë azilin në vendet e Europës, pasi mundësia për ta fituar atë është pothuajse zero.



