Kanos me automatik dy persona, arrestohet i dyshuari në Shijak

Kanos me automatik dy persona, arrestohet i dyshuari në Shijak

Një person në Shijak i cili kanosi me armë dy të tjerë pas një konflikti mes tyre, është vënë në prangat e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak me marrjen e njoftimit se në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, kishte ndodhur një konflikt me armë mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për  kapjen e autorit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar konkretisht, Fabian Çalliku, 28 vjeç, banues në Shijak.

Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën 28-vjeçari e kishte hedhur  pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar.

Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy