Situata nga zjarri në Shëngjin vijon të mbetet e vështirë edhe gjatë ditës së sotme.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak edhe të erës së fortë. Zjarrfikësit, emergjencat dhe forcat e Ushtrisë janë përqendruar në zonën e quajtur Rana e Vogël, për shkak të densitetit të objekteve turistike dhe banesave që ndodhen në këtë zonë.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, thotë se janë evakuuar të gjitha turistët dhe banoret në zonës e Ranës së Hedhur dhe deri me tani fatmirësisht nuk ka objekte të prekura nga zjarri.
Lufta me zjarrin vijon pandërprerë pasi rrezikohen edhe banesa ndërsa tymi ka mbuluar pjesën me te madhe të plazhit drejt Ranës së Hedhun.



