Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Kristjan Cenaj i arrestuar më 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.
Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer te mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.
Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aeroportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.
30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, dyshohet se ka vrarë Mariglen Gjonajn për ta vjedhur një orë dore të markës Rolex si dhe varësen e floririt, që i mituri kishte pasur me vete ditën e që ngjarjes kur edhe është zhdukur.



