Situata me zjarret në fshatin Nj.A Fan dhe Orosh të bashkisë së Mirditës, vazhdon të jetë aktive.
Siç raporton nga terreni, korrespodenti i MCN tv, zjarri është aktiv në pyllin me pisha dhe ndodhet afër fshatrave Xhuxhe, Petoq, Shëngjin, te NJ A Fanë dhe Lajthize (Nj. Ad. Orosh)
Në terren janë katër automjete zjarrfikëse, 40 forca lokale dhe 60 forca te ushtrisë.
Drejt zonës po shkojnë edhe katër zjarrfikësve nga Tirana, (2 Tirana, 1 Kamza) dhe pritet ndërhyrja nga ajri.
Mësohet se vatra e zjarrit ka sipërfaqe mbi 560 Ha me një shtrirje mbi 10 km.
Forcat në terren janë përqendruar pranë banesave në fshatrat Xhuxhë, Shëngjin e Petoq, të njësisë administrative Fan.



