Trupi i pajetë i një 69-vjeçari është gjetur të premten në Lezhë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila përmes një njoftimi për mediat tregon se rreth orës 11:30, në fshatin Gajush është gjetur i vdekur shtetasi N.D., 69-vjeç.
Në njoftimin e saj, policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se personi të jetë vetëhelmuar.
Mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



