Rekord infektimesh në MV/ 24 të vdekur dhe 1299 raste të reja me Covid-19

Rekord infektimesh në MV/ 24 të vdekur dhe 1299 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, sipas njoftimit të MSH nga 5.057 teste të kryera janë regjistruar 1.299 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu në 24 orët е fundit betejën me virusin kanë humbur 24 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3 448.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 413 persona. Numri i rasteve aktive me koronavirus është 15 475.

Numri i personave që po trajtohen në spitale ka arritur 1,289 ndërsa ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të shqyrtojë të hënën gjendjen epidemiologjike dhe në varësi të të dhënave mbi infektimet do të vendoset nëse do të ketë ose jo masa të reja shtrënguese.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka pranuar 8 mijë vaksina Pfizer, donacion nga Serbia dhe 3 mijë vaksina kineze Sinofarm. Me to janë vaksinuar punonjësit shëndetësor si dhe personat e moshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy