Dhunoi një shtetas në fshatin Starje të Kolonjës/ Arrestohet 31-vjeçari për plagosje të rëndë

Dhunoi një shtetas në fshatin Starje të Kolonjës/ Arrestohet 31-vjeçari për plagosje të rëndë

Policia e Kolonjës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i dyshuar për plagosje të rëndë të një shtetasi pas një konflikti të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Starje.

 

Sipas informacioneve paraprake, 31-vjeçari ka goditur viktimën me grushte dhe shkelma në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

 

Zbardhja e rrethanave të ngjarjes ka qenë e vështirë, pasi autori fillimisht ka deklaruar se e kishte gjetur të plagosurin të shtrirë. 

 

Megjithatë, nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara nga Policia është dokumentuar se ishte vetë ai autori i dhunës ndaj shtetasit të dëmtuar.

 

I plagosuri është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 

Policia e Kolonjës ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy