3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç

3 vite burg për thirrjet kundër pllakës së Erdoganit në Laç

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 3 vite burg një 42-vjeçar nga Mirdita, për tentativën e heqjes e pllakës përkujtimore të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, e vendosur në lagjen e rindërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit. 

 

Leon Molla u gjet fajtor për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, ndërsa hetimet për këtë çështje nisën në shkurt të vitit 2022, nga Prokuroria e Lezhës. Sipas dosjes hetimore përmes videomesazheve dhe postimeve të publikuara në rrjetin social Facebook, Leon Molla ka bërë thirrje për heqjen e pllakës, duke nxitur edhe vendosjen e lëndës plasëse për ta shkatërruar atë.

 

40-vjeçari, jeton në Francë që prej vitit 2012 dhe rezulton në kërkim ndërkombëtar. Më herët ai është dënuar në mungesë për ngjarjet e dhjetorit 2017, ku u shkatërrua flamuri turk gjatë një proteste në Mirditë, por nuk ka vuajtur dënimin pasi autoritetet franceze nuk kanë pranuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

 

Pas shpalljes së vendimit të ri, Leon Molla reagoi publikisht duke e cilësuar dënimin si një cenim të lirisë së shprehjes. Ai deklaron se vendimi lidhet me qëndrimet e tij publike për heqjen e pllakës së Presidentit Erdogan në Laç dhe pretendon se po përballet me një ndjekje të vazhdueshme penale për shkak të bindjeve dhe deklaratave të tij. 

 

Në reagimin e tij, Molla shprehet se drejtësia nuk duhet të përdoret për të ndëshkuar opinionin politik apo kritikën publike dhe kritikon sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy