Disa persona ende të paidentifikuar janë futur në orët e para të mëngjesit në një biznes në Fier duke marrë një sasi parash.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Vogël”, ndërsa biznesi i grabitur, një pikë mermeri është në pronësi të shtetasit Anesti Topi.
Nuk dihet ende nëse autorët kanë qenë të armatosur apo shifra e saktë e parave të grabitura.
Policia po merr në pyetje pronarët, teksa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.



