Vidhet me dhunë dyqani i një kompanie celulare në Durrës

Vidhet me dhunë dyqani i një kompanie celulare në Durrës

Një vjedhje me dhunë është shënuar gjatë së dielës në dyqanin e një kompanie celulare në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, si të dyshuar.

28-vjeçari akuzohet pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për kapjen e tij, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy