
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete 47-vjeçari, Ylber Lezi.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar bashkëshortja Mine Lezi 51-vjeçe dhe vajza e tyre A.Lezi, 21-vjeçe si të dyshuara për vrasjen e kryefamiljarit.
Sipas njoftimit zyrtar, nënë e bijë bashkëpunuan me njëra-tjetrën dhe e goditën me sende të forta burrin.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve: M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë). Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.



