
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28 viktima si pasojë e Covid-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe për 489 raste të reja, të cilat kanë rezoltuar pas testimit të 6.310 personave të dyshuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë, në raportin ditor, thotë se në një ditë janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive totale në Kosovë është 25.290.



