Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet pronari dhe administratori i call centerit

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet pronari dhe administratori i call centerit

“Fake Promise” u kodua një operacion i policisë së Tiranës gjatë të cilit u vu në pranga pronari dhe administratori i një call centeri për mashtrimin nëpërmjet telefonit të shtetasve të huaj për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga pronari dhe administratori i subjektit.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, pronari i një subjekti call center dhe E. M., 25 vjeç, administratori i një subjekti call center.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetaset J.B., 36 vjeçe, S.Gj., 27 vjeçe, dhe Xh.M., 30 vjeçe, të punësuar si operatore në këtë subjekt.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E.M., 25 vjeç, administronte një subjekt privat call center, me pronar shtetasin E.M., në rrugën e Dibrës.

Në këtë subjekt të paregjistruar në organet kompetente ishin të punësuar si operatorë shtetaset e lartpërmendura, të cilët, së bashku me administratorin, telefononin shtetas të huaj, dhe u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në faqen “Coin Tracking” faqe kjo ku gjendeshin fondet që ishin rekuperuar.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 5 njësi kompjuterike, 7 aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy