Përfshihet nga flakët një banesë në fshatin Drithas të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve mësohet se nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar përveçse dëmeve materiale.
Zjarri sipas policisë ka rënë në banesën e shtetasit Arif Myftarago, i cili jeton i vetëm në këtë banesë.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike, por ekspertiza do jetë ajo që do ta përcaktojë saktësisht shkakun.
Zjarrfikësja ka ndërhyrë menjëherë duke shuar flakët e duke shpëtuar pa dëmtime të zotin e banesës. Policia po heton për ngjarjen.



