Një vdekje e papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Përrenjas, ku një 24-vjeçar, ka humbur jetën në një kafene.
M.Allhidri ka gjetur vdekjen sapo ka hyrë në një lokal. I riu porositi kafe por ende pa e marrë porosinë e tij ai ka rënë nga karrigia në dyshime.
Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor 24-vjeçari nga Njësia Administrative Rrajcë ka humbur jetën. Dyshohet se shkak i vdekjes së 24-vjeçarit të ketë qenë ataku kardiak.



