I vuri zjarrin mobilierisë në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

I vuri zjarrin mobilierisë në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Një person i cili i vuri zjarrin një mobilierie në Vlorë është vënë në prangat e policisë nga uniformat blu të komisariatit nr. 6 Tiranë.

 

Si i dyshuar u arrestua Bledar Balliu, 37 vjeç, banues në Vlorë.

 

I ndaluari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me datë 13 janar, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

 

Nga hetimet intensive, të zhvilluara përgjatë disa muajve dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, u dokumentua se më datë 11 nëntor 2025, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë, 37-vjeçari ka djegur katin e parë të një subjekti privat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy