Mallra kontrabandë nga Greqia/ Arrestohet 49-vjeçari, procedohet penalisht edhe doganieri në Kapshticë

Mallra kontrabandë nga Greqia/ Arrestohet 49-vjeçari, procedohet penalisht edhe doganieri në Kapshticë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.   

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 6, Korçë, automjetin me drejtues shtetasin V. T. Gjatë kontrollit në automjet, janë gjetur veshje të ndryshme pa faturat përkatëse, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.       

Në vijim të veprimeve për këtë rast:   

-u arrestua në flagrancë shtetasi V. T., 49 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”; 

-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. M., 40 vjeç, banues në Pogradec, doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të kontrolluar automjetin.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy