
Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi i vuri zjarrin një makine me benzinë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 20 vjeç, banues në Portëz.
20-vjeçari akuzohet se më 30 janar ka djegur me lëndë djegëse, automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R. E., 30 vjeç, banues në Portëz, Fier.



