
Dy persona janë plagosur në Fier, pas një grabitjeje në një pikë këmbimi valutor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.
Dy persona kanë arritur të marrin një sasi parash në pikën e këmbimit valuator dhe janë larguar me shpejtësi.
Gjatë grabitjes, janë plagosur pronari i këmbimit valutor dhe tjetri pronar i një byrektoreje që ka ndërhyrë për të ndaluar autorët. Të plagosurit janë Gëzim Hoxha, 64 vjeç, si dhe 53-vjeçari Agur Vrenozi.
Ata janë dërguar në spital, ku mësohet se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia u vu në ndjekje të autorëve dhe arriti të prangosë njërin prej tyre, i identifikuar si Denis Fyraj nga Vlora. Po kështu policia ka sekuestruar edhe një çantë me paratë e grabitura në pikën e këmbimit valutor.



