
Një vatër zjarri është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Karaburunit.
Sipas të dhënave paraprake nga shërbimi zjarrfikës, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe kullote.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje janë nisur menjëherë forcat zjarrfikëse të Pashalimanit dhe Vlorës për të bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.
Situata po monitorohet nga ekipet në terren.



