Ndërtuan një objekt pa leje në Ksamil, arrestohen nënë e bir

Ndërtuan një objekt pa leje në Ksamil, arrestohen nënë e bir

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi ndërtuan pa leje një objekt, në zonën bregdetare të Ksamilit.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se disa shtetas po kryenin punime pa leje, në zonën bregdetare të Ksamilit, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.      

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasit S. Sh.. dhe S. Sh., nënë e bir), kishin ndërtuar një objekt (kioskë) me material druri dhe me bazament betoni, në Ksamil, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu dyshohet se po përgatitnin një bazament tjetër për të ndërtuar një objekt të tillë. 

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit S. Sh., 51 vjeç dhe S. Sh., 25 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy