Ka rinisur sërish në kanionet e Gjipesë aksioni për nxjerrjen e turistit polak, i cili ngeli i bllokuar që prej mesditës se djeshme, duke pësuar edhe fraktura.
Turisti polak ka ngecur në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa po haset vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi ka pësuar edhe fraktura.
Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka dëmtuar këmbën dhe nuk ka mundur dot të lëvizë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku gjendet.
Rreth orës 13:30 të ditës së djeshme turisti polak ka telefonuar policinë për ndihmë.
Ai është lokalizuar dhe forcat e policisë si edhe Delta Forcë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë t’a nxjerrë turistin.
Gjatë natës grupi i zjarrfikësve bashkë me atë të shëndetësisë kanë shkuar për tu dhënë ndihmën e parë mjekësore.



