Trafiku i klandestinëve, arrestohet 36-vjeçari nga Vlora

Trafiku i klandestinëve, arrestohet 36-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar nën akuzën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia njoftoi ditën e sotme se Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer për një periudhë 7-mujore, pasi shtetasi I. H., është përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, 20 shtetasve nga vendet e treta.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy