
17-vjeçari Florian Përvathi i cili të hënën vrau bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj do të dalë këtë të enjte në gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë.
Ndaj adoleshentit janë ngritur tre akuza "Vrasja për gjakmarrje", "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.
Gjatë kontrollit në banesën e tij ju gjet dhe një armë gjahu, ndërsa prokuroria i ka kërkuar gjykatës masën e sigurisë "arrest në burg".
Më herët në dëshminë e tij, adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të paktën 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoletën me mulli me të cilën kreu vrasjen.
Referuar raportit të policisë i cili tashmë i është përcjellë prokurorisë, rezulton se 17-vjeçari Florian Përvathi menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek zyra informacionit në Komisariatin e Policisë Lezhë ka lënë armën mbi tavolinë dhe i traumatizuar e gjendje të rënduar psikologjike ka thënë se kishte qëlluar me armë.
Menjëherë blutë janë vënë në lëvizje dhe të orientuar nga i riu të cilin e morën me vetë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Aty gjeten të vrarë 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Pasi butë konstatuan çfarë kishte ndodhur, prangosën menjëherë 17-vjeçarin Florian Përvathi dhe e dërguan në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, aty ku po qëndron tashmë që prej ditës së hënë.



