Forcat Operacionale dhe ato “Shqiponja” në Vlorë kanë ndaluar pak minuta më parë një automjet luksoz tip Audi në zonën e Lungomares.

Teksa e kanë kontrolluar mjetin në brendësi të tij, mësohet se efektivët kanë shoqëruar në komisariatin e Vlorës dy persona.
Sipas informacioneve paraprake aksioni është realizuar edhe me mbështetjen e FNSH.
Priten informacione të mëtejshme për personat e shoqëruar në komisariat pasi ka dyshime që të jenë të përfshirë në aktivitet kriminal.



