
Gramoz Beqiri rreth 58 vjeç ka gjetur vdekjen e menjëhershme teksa ishte duke udhëtuar me makinë.
Ai ishte duke drejtuar mjetin e tij tip "NISSAN" kur rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, te Lushnjës, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Policia ka marrë fillimisht njoftimin për aksident rrugor, por kur grupi i ekspertëve ka shkuar në vendngjarje ka parë mjetin në mes të tokave bujqësore dhe brenda tij drejtuesin të pajetë mbi timon.
Familjaret e viktimës dhe banore te zonës kane shkuar te shohin nga afër ngjarjen, pas njoftimit te bere ne polici. Për momentin pista kryesore qe dyshon policia është humbje e jetës si pasojë e infarktit të zëmrës dhe jo të një aksidenti te mirëfilltë rrugor.



