Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se Presidenti i Partisë së Lirisë së rrezikon afro 10 vite burg.
Duke vijuar, Zhabina tha se procesi gjyqësor i Ilir Metës do të jetë shumë i gjatë dhe se do të ketë një numër të madh dëshmitarësh.
Ajo që mori vëmendje ishte paraqitja e Metës në publik, pas 1.5 vitesh. U pa me interes dhe për shkak të deklaratave që bëri në seancë. Ai tha se është Meta i popullit të 2 marsit dhe ky angazhim i SPAK dhe GJKKO është politik. Sipas tij gjykata dhe prokuroria janë në kushte të pafavorshme pasi duhet të provojnë një akuzë të pavërtetë.
Jemi përballë veprës penale të korrupsionit pasiv dhe pastrimit që shkojnë më shumë se 10 vjet heqja lire. Do jetë proces ku Kryemadhi dhe meta nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Do jetë proces i gjatë për shkak se prokuroria do të sjellë provat e saj. Do të ketë numër të madh dëshmitarësh sipas Sotir Kllapit. Ky gjyq do të jetë i përjavshëm, çdo të hënë ora 11:00. Vetëm gjyqi i ardhshmi është caktuar më 11 maj për shkak të kërkesës së avokatit të Kryemadhit.



