U kapën me 10 thasë kanabis, kallashnikov e pistoletë/ Në pranga dy persona

U kapën me 10 thasë kanabis, kallashnikov e pistoletë/ Në pranga dy persona

Dy persona përfunduan në prangat e policisë pasi u kapën me armë dhe lëndë narkotike.  Gjatë kontrollit në një makinë “Opel”, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin K. Z., policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 10 thasë me kanabis, me peshë 36 kilogramë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, u sekuestrua kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

 

NJOFTIM

Lezhë - Finalizohet operacioni policor i koduar "Zmeja".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Mirditë dhe Lezhë. Vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet që lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Zmeja”.

Si rezultat, u bë lokalizimi dhe ndalimi i automjetit të dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin R. L. dhe pasagjer shtetasin K. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 thasë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 36 kilogramë.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së DVP Dibër, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. L., në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. L., 28 vjeç, banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K. Z., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy