Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Cërrik-Belsh, në afërsi të fshatit Shalës.
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor Cërrik-Belsh, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



