Një 68-vjeçare me iniciale J.N., ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesë së saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rerth orës 15: 20 në lagjen nr.1 në Korçë.
Njoftimi i Policisë: Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.



