
Një 62-vjeçar është lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në shtëpinë e tij, teksa po e montonte atë.
Shtetasi F.M.,nga Patosi pas lëndimeve të marra është dërguar në spitalin e Fierit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



