MEPJ: Këshilli i Bashkimit Evropian rekomandon heqjen e kufizimeve për lëvizjet drejt BE-së

MEPJ: Këshilli i Bashkimit Evropian rekomandon heqjen e kufizimeve për lëvizjet drejt BE-së

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi sot se Këshilli Evropian ka përditësuar rekomandimin për heqjen e masave kufizuese për udhëtimet jothelbësore drejt Bashkimit Evropian.

Këshilli rekomandon që shtetet anëtare të BE-së duhet të lejojnë udhëtimet jothelbësore edhe për vendet e treta, që janë pjesë e listës së BE-së për heqjen e kufizimeve, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Duke filluar nga data 1 mars, do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së personat e vaksinuar me një vaksinë të miratuar nga BE ose OBSH, me kushtin që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së fundit dhe jo më shumë se 270 ditë para mbërritjes në një shtet të BE-së.

Po ashtu, do të lejohen personat e rikuperuar nga COVID-19.

MEPJ njofton se për disa nga këta udhëtarë, mund të zbatohen masa shtesë si testimi PCR përpara udhëtimit.

“Për fëmijët e moshës nën 6 vjeç, Këshilli rekomandon të mos kërkohet apo zbatohet asnjë masë shtesë. Kujdes! Shtetet anëtare të BE-së gjithashtu mund aplikojnë masa shtesë si karantinimi.

Rekomandimi i Këshillit do të rishikohet sërish brenda datës 30 prill 2022 nga Komisioni Evropian”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy