Operacioni kundër lojërave të fatit, Llabani: Janë goditur “peshqit e vegjël”, aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri

Operacioni kundër lojërave të fatit, Llabani: Janë goditur “peshqit e vegjël”, aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri

Analistja Anduena Llabani, për operacionin kundër lojërave të fatit thotë se janë raste sporadike dhe janë goditur “peshqit e vegjël”.

Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se harta ku vijon aktualisht aktiviteti kryesisht ka qenë Fieri, Lushnja, Shkodra, Vlora, Elbasani, madje në Elbasan.

Llabani tha se para një viti në Cërrik u gjetën dhe pajisjet me të cilat luanin, jo vetëm online por dhe me xhetona gjë që tregon se vazhdonte aktiviteti dhe me materiale, edhe pse ligji kishte kohë që i ndalonte këto lojëra fati.

Pa lejen e policisë askush nuk e vazhdon aktivitetin, diku ata paguajnë që vijojnë. Mos vënia në zbatim e ligjit për lojërat e fatit, kam përshtypjen se ka si synim vazhdimin e këtij aktivitetit.

Nuk e shoh pa vend zëvendësimin e drejtuesve të lartë të komisariateve në rrethe, ka filluar që këtu pastrimi, se me largimin e shefave të komisariateve, duket se do të kemi pastrim, pasi aktiviteti vazhdon nga Jugu në Veri.

Me ndryshimin e drejtuesve të policisë mendoj se do kemi pastrim të aktivitetit të lojërave të fatit, i cili është kthyer në burim të parave.

Sektori i pastrimit të parave është pothuajse inekzistent. Kur kemi kërkuar informacione, kemi marrë si përgjigje se janë informacione sekrete dhe nuk mund të nxirren.

Në momentin që lojërat e fatit janë një nga aktivitetet që xhirojnë miliarda para.

Këtë gjë e kanë kontrolluar shefat e komisariateve, drejtoria e policisë në qarqe dhe drejtoria e Krimit Ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy